INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e Shqipërisë së korruptuar në kapitullin e fundit? Flasin analistët [VIDEO]

Historia e Shqipërisë së korruptuar në kapitullin e fundit? Flasin analistët [VIDEO]

Publikuar më: 16:01 03-01-2019

Aleksandër Çipa:

“Historia politike e Shqipërisë së korruptuar dhe të prapambetur ka arritur në kapitullin e fundit të saj”.
Kjo e ka bërë optimist analistin e njohur Aleksandër Çipa, i cili në një intervistë për IN News shpreh bindjen se me ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë do të vihen në funksion do të ndëshkojë zyrtarë nga të dy kampet politike.

Aleksandër Çipa: 

"Nëse do të jepet mundësia që institucionet e drejtësisë së reformuar do të vihen në efiçensë, të jeni të sigurtë që do të realizohen pashmangshmërisht, pavarësisht nga vullneti i njërës palë në pushtet apo tjetrës që pretendon pushtetin, sistemi i drejtësisë do ti ndëshkojë të gjithë ata që kanë pasur ndotjen apo kanë marrë hisenë e korrupsionit”.
2019 është një vit zgjedhor, e ku 61 bashkitë do të zgjedhin kryetarët e rinj. por në nisje të këtij vitit analisti Çipa shfaqet optimist se kësaj radhe do të jetë një proces ndryshe zgjedhor.
Aleksandër Çipa:
“Partitë dhe udhëheqësit tanë politik nuk do ta përdorin procesin e ardhshëm zgjedhor ashtu sikur e kanë përdorur në historinë e 27 viteve, që të komandojnë ata se kush do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm apo për të bërë një listë të mbyllur për deputetët”.
E për tja arritur kësaj Cipa jep këtë sugjerim për studentët.
Aleksandër Çipa:
“Kam shpresë dhe inkurajoj studentët që mos të ikin nga kjo vendosmëri që një pjesë e politikës i jep imazhin e rebelimit apo përdorimit. Por në fakt është një ngritje e studentëve për të sfiduar”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332