INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e shqiptares shtatzënë që përloti Italinë, mjekët në mision për të shpëtuar foshnjen e saj

Historia e shqiptares shtatzënë që përloti Italinë, mjekët në mision për të shpëtuar foshnjen e saj

Publikuar më: 13:22 28-03-2017

Një ngjarje e rëndë ka përlotur Italinë.

Bëhet fjalë për një vajzë shqiptare 25-vjeç e cila për shkak të një hemorragji cerebrale në tru ka hyrë në një koma të pakthyeshme.

Mjekët i kanë shuar shpresat se ajo mund të jetojë.

E reja u ka kërkuar mjekëve italian që të bëjnë çmos ta mbajnë në jetë sa të lindë fëmijën që ajo ka në bark, pasi ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Mjekët e neonatology dhe gjinekologë po bëjnë çmos te mbajnë në jetë të renë, deri sa ajo të kalojë javën e 28-të shtatzënisë, kohe në të cilën fëmija ka shanse të jetojë dhe jashtë trupit të nënës.

“Një luftë në emër të jetës dhe dashurisë së pakufishme të një nëne për fëmijën e saj”, i kane cilësuar mediat italiane përpjekjet e nënës së re shqiptare.

Edhe mjekët janë të vendosur të plotësojnë këtë dëshirë të fundit të saj, kur kanë vendosur që në momentin që zemra e nënës së re të ndalojë se rrahuri, të ndërhyjnë me operacion cezarian për të nxjerrë foshnjën.

“Shqiptarja po mbahet në jetë me aparatura. Shpresa e vetme është që ajo të mund të rezistojë. Edhe pse tashmë për të nuk ka më asgjë që ta kthejë në jetë, lutja është që të ketë frymë deri sa të bëhen javët e nevojshme që të nxirret fetusi e të ketë mundësi të rritet edhe jashtë trupit”, thonë mjekët.

Article Logic
Execution time: 0.0018160343170166