INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e shqiptarit të zhgënjyer nga ISIS

Historia e shqiptarit të zhgënjyer nga ISIS

Publikuar më: 11:15 06-05-2016

Me qindra luftëtarë të huaj kanë shkuar vitet e fundit për të luftuar në Siri përkrah ISIS, mes tyre dhe shqiptarë. Një prej tyre ka folur për DW gjermane dhe ka treguar mes zhënjimit atë ç’ka pa në Siri. Tashmë ai është kthyer në Shqipëri dhe ka ndarë dhe disa mesazhe për të rinjtë, duke apeluar që mos i bashkohet askush terroristëve.

Ja historia e 28 vjeçarit Ebu Zaidit (nuk jep emrin e vërtetë):

“U nisa me qëllimin që të ndihmoja vëllezërve të mi myslimanë dhe pamjet e internetit ndikuan, që nisesha për në Siri. Kam parë videot, gjithçka në internet, të gjitha këto mua si besimtar më prekën. Nuk kisha frikë, se ishte ajo ndjesia heroike, që do ndihmoja për diçka të mirë, për në rrëzimin Bashar al-Asadit. U nisa në Siri me dy shqiptarë të tjerë në vitin 2014. Prindërve u thashë se do të shkojë për studime fetare. Kaluam lehtësisht nga Turqia drejt Sirisë. Fillimisht luftova në krah të Al-Nusras në rrethinat e Alepos. Gjithçka ishte e organizuar, ushqimi, veshja. Kam takuar djem të rinj nga vende të ndryshme europiane, nga Franca, Gjermania, Danimarka, e tje. Unë e njihja gjuhën arabe, kisha kontakte të mira me të gjithë. Nuk kalon shumë kohë dhe nis lufta e brendshme mes Al-Nusrës dhe "Shtetit Islamik" që çoi vonë në ndarjen e tyre. Në atë kohë "Shteti Islamik", mu duk më i organizuar dhe iu afrova, kishte më shumë para, financim më të mirë, po nuk di nga vinte ky financim. Po realiteti i dhunshëm i xhihadistëve më zhgënjeu shpejt. Ata nuk kishin njohuri fetare, madje as kuranin nuk e njihnin mirë se nuk lexonin, prandaj janë dhe kaq ekstremistë. Po të të kapnin me një cigare në dorë të qortonin rëndë, kush dëgjonte muzikë ia prishnin edhe kompjuterin. Por kishte shumë vetë që i ndiqnin qorrazi urdhrat e tyre. U zhgënjeva shumë. U ktheva dhe për shkak të fytyrave të fëmijëve të mi dhe të lotëve të nënës kur bisedonim në Skype. E këto arsye më bënë të merrja vendimin e kthimit. E në vitin 2015 u ktheva.”

Ebu Zaid aktualisht jeton i qetë në Tiranë si punëtor i thjeshtë, duke u përpjekur të mos u bjerë në sy të autoriteteve.

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404