Filip Shtjefni, që mban nofkën Tony Montana ka shfrytëzuar prej kohësh një grua për prostitucioni. Mendohet se të dy kishin kohë që njiheshin dhe “Montana” përmes kërcënimeve e shfrytëzonte E.M duke i gjetur klientë. Madje gruaja për këtë arsye ka tentuar të vrasë dhe veten. Gruaja pas pak kohësh ka mundur të shpëtojë nga “kthetrat” e 49 vjeçarit dhe vendosi ta denoncojë. Pas arrestimit ai u arrestua për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.