INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia e trishtë e të riut, që pësoi vdekje klinike në moshën 2 vjeçare dhe bulizimi nga fëmijët e pasanikëve [VIDEO]

Historia e trishtë e të riut, që pësoi vdekje klinike në moshën 2 vjeçare dhe bulizimi nga fëmijët e pasanikëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 18-06-2018

Kur dhimbja kthehet në art....


Sot, emisioni “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasani ishte i mbushur me plot optimizëm dhe mesazhe të rëndësishme për të gjithë të rinjtë. Jurgen Shperdhea, një djalë i cili ka rënë pre e bulizmit ka vendosur që të ndajë me ne historinë e tij, peripecitë dhe vështirësitë që ka kaluar në jetë.
Jeta e tij deri më tani nuk ka qenë fort e lehtë për të dhe familjen. Qysh në moshën 2 vjeçare, Jurgeni pëson një vdekje klinike, gjë që ka ndikuar në shëndetin e tij, i cili kishte një imunitet të dobët. Shkon në shkollë që të edukohet dhe të jetë i barabartë me të gjithë të tjerët, por atje haset me një mësuese të dhunshme, e cila ushtronte dhunë psikologjike, por edhe fizike gjithashtu. Jurgeni është shprehur se çdo gjë nisi nga këtu dhe që mësuesja e tij e fillores ka ndikuar që ai të jetë një fëmijë i mbyllur dhe të ndihej keq me veten.


Por periudha e gjimnazit ishte periudha më e vështirë që ai ka kaluar. Kështu e ka theksuar edhe vetë Jurgeni gjatë intervistës me Fatmën. Një fëmijë që vinte nga provinca dhe me një ekonomi jo shumë të mirë, vendos që gjimnazin ta bëjë në një shkollë private ku rrethohej me fëmijë të pasur. Këta të fundit filluan që ta shihnin me një sy shumë ndryshe dhe ta bulizonin. Poshtërime, fyerje, ulërima, dhimbje; është jeta e komplikuar e një viktime që vuan nga bulizmi, një jetë që askush nuk do ta donte. Kështu ka qenë kjo periudhë edhe për Jurgenin, i cili fatkeqësisht ra pre e bulizmit, një fenomen shumë i hapur tek të rinjtë sot.


Ky fenomen shpie jo vetëm në probleme me veten, por edhe në pasoja më të rënda si anorekisa, bulimia e çrregullime të ndryshme deri në vetëvrasje. Por fatmirësisht, ky nuk është rasti i Jurgenit, pasi ai ka arritur që këtë situatë të vështirë ta kalojë. Jurgeni mundi që dhimbjen e tij ta kthejë në art. “Më jep një dhimbje dhe ju premtoj që do e kthej në vepër arti”, kjo shprehje i përshtatet rastit të Jurgenit. Forcën më të madhë për të shpëtuar nga bulizmi, mungesa e vetëbesimit, pasiguritë në jetë dhe depresioni, e gjeti tek muzika. Muzika për të ka shpërbyer si terapi, madje ai e quan edhe si psikologen e tij në gjithë këtë kohë.


Jurgeni është ulur dhe ka hedhur në letër gjithë historinë e tij dhe më pas ka krijuar muzikë . Ai këndon rrep dhe deri më tani ka arritur që të realizojë disa këngë që tregojnë historinë e tij dhe që përçojnë mesazhe. E tillë është kënga “When I Was Little” që u transmetua sot edhe në Fun Day që tregon gjithë jetën e tij.
Jurgeni sot ka arritur që ta kalojë atë periudhë të vështirë në jetën e tij, madje ai është shprehur se i ka falur personat që e kanë bulizuar. Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë sot, për të gjithë ata që janë viktimë e bulizmit që të mos e pranojnë por të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë ndihmë kur është e nevojshme. “Mos kini frikë nga e nesërmja, ndrysho historinë dhe mos beso të gjitha gjërat që njerëzit thonë për ty”, ka theksuar Jurgeni.


Kujtoji vetes gjithmonë që mendimet dhe opinioni i njerëzve nuk është domosdoshmërisht realiteti yt.


Për më tepër ndiqni videon më poshtë dhe bisedën e ngrohtë mes Jurgenit dhe Fatmës:

Article Logic
Execution time: 0.0047039985656738