Historia e dashurisë së Rozana Radit dhe reperit nga Mitrovica, Mc Kresha, ka qenë ndër më të komentuarat në media.
Ishte kënga "Jaba Daba Du" që konfirmoi dashurinë e tyre e cila përfundoi me ndarje më pas. Këngëtarët e njohur Kresha dhe Rozana i kanë ndarë rrugët dhe secili ka vazhduar jetën e tij, por ata do të përballen këtë vit në “Kënga Magjike”.
Sipas të dhënave, Rozana do të vijë me një baladë në këtë spektakël.
Ndërsa Kresha do vijë në bashkëpunim me Fifin me një këngë që pritet të prezantohet të
dielave në vazhdim./intv.a/