Në 1 gusht një i ri shqiptar në Itali mbeti i vdekur si pasojë e një atentati nga dy italianë.
Viktor Picaku 24 vjeç gjeti vdekjen pavarësisht se ju ofrua menjëherë ndihmë mjekësore.
24-vjeçari sipas medias italiane u vra pasi i kishte dal në mbrojtje një vajze e cila po dhunohej nga një italian.
Pas ngjarjes së rëndë reaguan familjarët e viktimës të cilët bënë apel që shteti shqiptar ti ndihmonte që ti sillni trupin e të riut, pasi gjendja e tyre ekonomike ishte tepër e vështirë.
Rrëfimi dhe apeli i prindërve të Viktorit, ka prekur shumë italianë të cilët nisën të mbledhin fonde për të ndihmuar familjen.
Ditën e sotme bëhet me dije se fondet janë mbledhur, ndërsa një familje e pasur italiane e Koratos garantoi spostimin e trupit të pajetë nga Bari në Durrës falas. Ndërsa janë mbledhur dhe fondet për shërbimin funeral në Durrës.