INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia mahnitëse e zhdukjes së kancerit me një fluturim [FOTO]

Historia mahnitëse e zhdukjes së kancerit me një fluturim [FOTO]

Publikuar më: 21:11 12-09-2016

Një pacienti të diagnostikuar me kancer iu tha se i kishte mbetur vetëm një vit jetë. Kye EastWood, 24 vjeç, nga Hull, u diagnostikua në vitin 2012 me limfomën Hodgkin, një kancer i cili fillon në rrjetin e enëve dhe gjëndrës të njohur si sistemi limfatik.

Por, kur një masë e madhe në gjoksin e tij nuk i është përgjigjur trajtimit, mjekët zbuluan se ai gjithashtu kishte një lloj të dytë të kancerit, një tumor të rrallë dhe agresiv.

Pavarësisht shumë seancave të kimioterapisë dhe radioterapisë, ai iu dha lajmin shkatërrues se i kishte mbetur vetëm një vit jetë.

Por Eastwood dhe e fejuara e tij, Chanelle Urquhart, 21, ishin të vendosur të bënin çdo gjë që t’i shtonin vitet për të jetuar  dhe filluan të hulumtimin për  trajtime të tjera.

Ata zbuluan një klinikë në Amerikë e cila ofronte trajtime mjekësore dhe Kye-t i duheshin 30.000£ për të mundur sëmundjen. Ai arriti ti siguronte ato, me ndihëm e motrës dhe miqve, fluturoi drejt Amerikës dhe  tumori i tij është zhdukur pasi  mjekimi përfshinte një kombinim të ri të drogës dhe një transplantim të qelizave staminale të cilat i mori nga motra.

Article Logic
Execution time: 0.0033650398254395