Tea Trifoni ishte e ftuar këtë të dielë në emisionin “E diell”, Top Channel. Ajo u vu përballë personazheve të tjerë, mes të cilëve dhe Shqipe Hysenaj. Sipas tyre Tea doli e përfituar nga historia me Beartin, por kjo e acaroi ish-konkurrenten.
“Unë një vajzë e thjeshtë me një background të thjeshtë që s’ka lidhje me televizionin mora kaq shumë famë, fillimisht ishte pozitive dhe më pas u kthye e gjitha negative. Çfarë përfitova? Unë kisha imazhin më të mirë të mundshëm, tregova të vërtetën dhe ra poshtë”, tha ajo.
“Followersa fitove. Ti mendon se e tregove ti të vërtetën? Pse nuk e nxorre te profili jot i Instagramit? Kush i nxorri fotot?”, iu kthye Shqipja.
“Po në story i kanë dalë, i kanë nxjerrë”, shtoi Ervin Kurti.