INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia përsëritet pas 78 vitesh: Dasma mbretërore e Princ Leka dhe Elia Zaharias, zbuloni detajet… [FOTOVIDEO]

Historia përsëritet pas 78 vitesh: Dasma mbretërore e Princ Leka dhe Elia Zaharias, zbuloni detajet… [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 10:54 08-10-2016

Në ambientet e Pallatit të Brigadave po mbahet dasma mbretërore  me 800 të ftuar, e Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia. Pëgatitjet e kësaj feste madhështore i janë besuar  organizatorëve të  eventeve Class AV që u përzgjodh nga vetë çifti  për dekorimin e ambienteve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave. Madje edhe përzgjedhja e luleve në buqetën e nuses  fsheh një mister sipa të cilit  çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë.

Trëndafili i bardhë, Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.

Lilly of Valley, një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.

Daizy, lulja e deles, lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.

Gardenia, përfaqëson dëlirësi, pastërti.

Callas, përfaqëson bukuri madhështore.

Tulipan, dashuri perfekte

Bouvardia, thjeshtësi, elegancë.

Floristja tregon gjithashtu për dekorimin elegant të dy mjediseve, me të njëjtën tipologji lulesh, konkretisht lule bore, orkide, dendrobium, një lloj orkideje më e madhe, trëndafil, trëndafil spray gracia, astible, të gjitha në ngjyra të lehta. Frida sqaron që ngjyrat do të jenë pastel, e bardhë, rozë, perlë, pjeshkë, pana, ndërsa stili elegant, i thjeshtë dhe romantik, gjithçka sipas natyrës së vetë çiftit.

Të ftuarit vip kanë mbërritur njëri pas tjetrit në ambientet e Pallatit të Brigadave. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa. Xoxa shihet e veshur me një kostu blu me thekë në pjesën e fundit dhe flokë të kapur në një bisht të ulët. Kryebashkiaku Veliaj do të jetë ai që do të celebrojë në martesë çiftin.

Duke qenë që ceremonia nuk është fetare, shoqërimi i Elias nga i ati, nuk ka një kuptim të veçantë.

Gjithashtu, Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë kanë hyrë të dy në sallën ku u zhvillua celebrimi dhe kanë shkuar të dy bashkë para zyrtarit që lexoi formulën e martesës, për këto dy arsye, edhe Princ Leka II dhe Elia Zaharia do të ecin të dy drejt tavolinës para së cilës do jetë kryetari i Bashkisë.

Elia Zaharia, e veshur nuse, do të shoqërohet nga Princ Leka II dhe do të qëndrojë në krah të majtë të tij, siç ka qëndruar Geraldina para 87 vitesh gjatë martesës me Mbretin Zogu I, para 200 të ftuarve.

Edhe vëllai i Elias, Amos, ka postuar së fundmi një foto nga përgatitjet e dasmës, ku shkruan: “Po martojmë Elian”. 

A video posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on

A video posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on

A video posted by Tv, ClassAV (@alketavejsiu) on

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754