INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia prekëse e Donald Lu: Jam gati të mbledh monedhat e mia për…

Historia prekëse e Donald Lu: Jam gati të mbledh monedhat e mia për…

Publikuar më: 09:15 12-04-2018

Gjatë një aktiviteti në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ambasadori amerikan Donald Lu ka treguar një histori prekëse për fëmijët në Indi duke krahasuar edhe Shqipërinë. Ai shprehet se është gati të mbledh monedhat e tij për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë.

“Para se të vija këtu, jetoja me familjen në Indi, ku ishin deri në 11 milionë fëmijë në rrugë, sipas UNICEF. Jetonin nëpër rrugë, fëmijët e mi bënin biseda të gjata me mua dhe gruan për përgjegjësinë që kishim për t’i ndihmuar ata fëmijë. Isha krenar për fëmijët e mi, sepse kursyen qindra monedha, duke siguruar para për këta fëmijë.

E ndaj këtë histori me ju, sepse Shqipëria ka pasur një problem për shumë vite, për të mbështetur fëmijët në rrugë. Shqipëria duhet të jetë e aftë ta zgjidhë me mbështetjen e partnerëve. Nuk keni 11 milionë fëmijë, por vetëm disa qindra.

Jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur organizatat, për të mbështetur fëmijët shqiptarë.

Ndërsa vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësimit në BE shpresoj që Shqipëria të ndihmojë fëmijët e saj" u shpreh Lu.

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445