INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia prekëse e të rinjve, në ditët e fundit të jetës ata…martohen

Historia prekëse e të rinjve, në ditët e fundit të jetës ata…martohen

Publikuar më: 12:49 17-12-2018

Dashuria dhe lidhja e tyre do të vijojë përtej kësaj jete. Ata do të njihen si burrë e grua ndonëse të dy janë në ditët e fundit të jetës. E ndonëse të dy janë në ditët e fundit ata vendosën të martohen dhe t’i shprehin njëri-tjetrit dashurinë.

Darren Easton, 24 vjeç nga Londra, i mbeten vetëm pak javë jetë. I prekur nga fibroza cistike, ashtu si 24-vjeçarja e sapo martuar, ai ka luajtur edhe kartën e fundit kundër sëmundjes: transplantimi i dyfishtë i mushkërive, i cili për fat të keq ka dështuar.

“Dua që Lauren të jetë e lumtur dhe të dijë se, edhe pasi të largohem nga kjo jetë, do të jem gjithmonë me të”, shpjegoi djali në britaniken “Mirror”.

“Dashuria jonë shkon përtej vdekjes dhe do të zgjasë shumë pasi të dy të largohemi nga kjo jetë”, thekson Lauren. Dasma u festua në spital, para 60 të ftuarve dhe personelit mjekësor.

“Unë e di se premtimet e martesës thonë se ne do të qëndrojmë së bashku derisa vdekja të na ndajë, por nuk është kështu për ne,” thotë Lauren, duke qëndruar pranë burrit të saj në ditën më të bukur të jetës së tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0021929740905762