INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia që preku Justin Bieber... [FOTO]

Historia që preku Justin Bieber... [FOTO]

Publikuar më: 16:07 20-08-2016

Pavarësisht lidhjes së re që po përjeton me vajzën e Lionel Richie, jeta e Justin Bieber këtë periudhë është paksa e trazuar.

Kjo sepse 22 vjeçari pas sulmeve të fansave me komente në Instagram përfshirë edhe atë të ish të dashurës, Selena Gomez, u detyrua të mbyllë Instagramin. Por rasti i fundit tregon se autori i hitit “Sorry” ka një zemër të madhe.

Pas një ditë të lodhshme pune Bieber vendosi të ulej në një restorant për të drekuar, ndërkohë që atmosfera e këtij vendi ishte krejtësisht e zymtë, e padurueshme për 22-vjeçarin. Ai vu re se tek tavolina ngjitur një grup të rinjsh po qanin ndërkohë që ishin “zhytur” në pije alkoolike. Menjëherë Bieber është ngritur nga tavolina për të pyetur kamarierin se çfarë ka ndodhur dhe ky i fundit i tregoi historinë më të trishtë. Një nga miqtë e të rinjve që po pinin sapo kishte ndërruar jetë në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri të madh. Ai djalosh ishte vetëm 20-vjeç dhe e kishte humbur betejën e vdekjes. Kjo histori e trsihtë e preku shumë kanadezin Bieber i cili iu afrua të rinjve për t’i ngushëlluar. Ai i qerasi me disa pije të tjera dhe në fund u pagoi faturën qindra dollarëshe në shenjë keqardhjeje.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717