INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia rrëngjethëse e dy të miturve, që kërkojnë strehim nëpër televizione

Historia rrëngjethëse e dy të miturve, që kërkojnë strehim nëpër televizione

Publikuar më: 11:12 29-04-2016

Dy të mitur, motër e vëlla, që prej 6 prillit kanë mbetur vetëm. E ëma i ka braktisur 8 vjet më parë dhe i vetmi informacion që kanë për të është se ajo ndodhet në Kosovë, ndërsa të atin e kanë humbur në fillim të muajit prill, kur forca të policisë e kanë arrestuar. Të miturit kanë shkuar në televizionit “News24”, për të kërkuar strehim. Ata kanë rrëfyer se jetonin me babanë e tyre në një shtëpi me qira, në Kamëz, por gjithçka ndryshoi në mbrëmjen e 6 prillit, kur babai i tyre u arrestua.
Fëmijët thonë se që nga ai moment nuk kanë asnjë informacion për të atin. Ata tregojnë se policia iu trokiti në derë dhe iu tha do ta merrnin pak babain e tyre për të bërë një deklaratë dhe nuk do të vonohet më shumë se një orë. Por drama vijoji, i ati nuk u kthye dhe ata nuk dinë më asgjë për të.
Të miturit kanë folur dhe për nënë e tyre duke thënë se në momentin e braktisjes ajo kishte marrë me vete dhe motrën e tyre të vogël, disa muajshe në atë kohë. Sipas tyre motra duhet të jetë 8 vjeç. Ata dinë vetëm se e motra mund të jetë në një nga Shtëpitë e Fëmijës. Babai i tyre u martua sërisht, por meqë njerka e tyre i dhunonte ai e ndau edhe atë.
Ata të trembur, me duart e shtrënguara dhe me lot në sy, nuk kërkojnë gjë tjetër vetëm një strehim dhe të bashkohen me motrën e tyre të vogël.
Fëmijëve iu erdhi menjëherë në ndihmë Shërbimit Social Shtetëror, që do të kujdeset dhe për akomodimin e tyre në një nga qëndrat për fëmijët, në Tiranë.
Urojmë shumë, që tani fati tu buzëqeshë këtyre të miturve!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324