Pamundësitë ekonomike kanë detyruar familjen Kalara në Indi, që të lidhin fëmijën për së paku 9 orë, pasi nuk kanë ku ta çojnë ndërsa ata punojnë.
Për këto pamje rrëngjethëse ata kanë dhe një sqarim, pasi kanë thënë se nuk dëshirojnë, që ta lënë ashtu vogëlushen e tyre, por nuk kanë zgjidhje tjetër.
“Nuk mund të kujdesemi për të dhe të punojmë në të njëjtën kohë”, kanë thënë ata.
Sipas tyre në zonën ku banojnë ka shumë trafik dhe e mitura mund të përplaset nga ndonjë veturë. Nëna e saj 23-vjeçare Sarta Kalara shton se kjo është mënyra e vetme për ta ruajtur.