INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia tragjike/ Vajza 16 vjeçare vret veten për shkak të ndjekësve në “Instagram”

Historia tragjike/ Vajza 16 vjeçare vret veten për shkak të ndjekësve në “Instagram”

Publikuar më: 18:21 17-05-2019

Një vajzë e re 16-vjeçare është vetëvrarë pas një sondazhi të bërë në Instagram ku i pyeste ndjekësit nëse duhet ta vriste veten apo jo. Davia Emelia nga Malajzia kishte bërë edhe një status në Facebook ku shkruante:

"U lodha, dua t'i jap fund jetës". 69% e ndjekësve kishin votuar me 'Po' në sondazhin e hapur nga 16-vjeçarja.

Pak orë më vonë kushërira e Davia Emelias postoi në Instagram një foto ku shfaqet policia në vendin e ngjarjes dhe trupi i vdekur i të resë e cila u hodh nga pallati.

Mediat e huaja shkruajnë se një nga arsyet e vetëvrasjes së 16-vjeçares ishte martesa e të atit me një grua tjetër.

Instagram shqyrtoi profilin e të resë dhe zbuloi se disa orë më vonë sondazhi përfundoi me 88% të votave që ajo të mos vetëvritej.

Rasti ka shkaktuar shqetësim dhe ligjvënësit malajzianë kërkuan një hetim më të gjerë.

-640-0-5cdeccd26e4c2.jpg

-640-0-5cdeccd0be250.jpg

Screenshot_4.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033202171325684