INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Historia trishtuese, notarja siriane e “Rio 2016” përlot botën! [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 08-08-2016

Yusra Mardini, është një refugjate siriane 18- vjeçare. Vajza mbërriti në Europë në ishullin e Lesbo në Greqi, bashkë me refugjatë të tjerë me një gomone. Notarja siriane arriti ti rezistonte ujërave të ftohta të detit Egje, duke notuar për 3 orë pa pushim. Yusra Mardini ka një histori të dhimbshme, dhe është me shumë fat që është pjesë e Lojëra Olimpike.

E reja bën pjesë në skuadrën e refugjatëve që për herë të parë merr pjesë në lojërat olimpike Rio 2016, ku fitoi në garën e 100 metrave të notit, në stil fluture. Ndonëse në renditjen përfundimtare rezultoi e 41, kjo nuk mjaftoi që të kalojë në gjysmëfinale.

Megjithatë ajo ndihet e lumtur dhe thotë se, “Të garosh me më të mëdhenjtë e notit në botë, është shumë emocionuese”. Kurajoja e kësaj vajze preku zemrat e njerëzve në mbarë botën, nga përpjekja për ti shpëtuar luftës deri tek pjesëmarrja në Lojërat Olimpike.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102