Princesha Haya nxiti zemërimin e bashkëshortit të saj miliarder, pasi thuhet se kishte përdorur paratë e familjes për t’i dhënë dhurata bujare truprojës së paidentifikuar.
Princesha e Lindjes së Mesme iku në Londër dhe bashkëshorti i saj Sheik dyshonte gjatë gjithë kohës për marrëdhënien e saj të ngushtë me një truprojë britanike.
45-vjeçarja braktisi pallatin e saj në Dubai dhe u arratis për në Evropë muajin e kaluar sw bashku me fëmijët duke i marrë edhe shuma të konsiderueshme parash.
Sheikhu Muhammed bin Rashid Al Maktoum shprehu zemërimin e tij mbi “tradhtinë” e saj në një postim në rrjete sociale duke shkruar: “Shko tek ai me të cilin je ngatërruar!!!!!?”
Sheiku Mohammed e akuzoi atë për flirtet me truprojen, i cili është ish-oficer i ushtrisë britanike.