INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historiani kontrovers: ''Jezusi mund të ketë përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij''

Historiani kontrovers: ''Jezusi mund të ketë përdorur vaj kanabisi për mrekullitë e tij''

Publikuar më: 15:44 03-07-2018

Jezusi mund të ketë përdorur vaj kanabisi për “mrekullitë” e tij. Ky është mendimi i një historiani kontrovers.

Autori David Bienenstock thotë se kanabisi ka qenë shumë i përhapur në Lindjen e Mesme 2000 vite më parë dhe njerëzit e përdornin atë për të shëruar të sëmurët, transmeton tch.

Kisha ka përdorur kaneh-bosem, një përbërës që, sipas Bienenstock, ka qenë një ekstrakt kanabisi. Pasi thithej nga lëkura, ky ekstrakt ndihmonte në kurimin e sëmundjeve fizike dhe mendore shumë më përpara se të prodhoheshin në masë ilaçet.

jezusi.jpg

Por shumë historianë e hedhin poshtë këtë teori, duke thënë se provat se kaneh-bosem ka qenë ekstrakt kanabisi janë aq të dobëta sa nuk ia vlen të merresh me to.

“Vaji i kanabisit përdorej në kohën e Jezusit siç përdoret edhe sot”, ka thënë për “Daily Star David Bienenstock.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415