INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike, 500 mijë protestues mblidhen në shesh kundër kryeministrit të vendit

Historike, 500 mijë protestues mblidhen në shesh kundër kryeministrit të vendit

Publikuar më: 11:19 06-02-2017

Plot 500 mijë njerëz protestuan të dielën në mbrëmje në Rumani, në njërën prej protestave më masive që pas rënies së regjimit diktatorial të Causheskut.

Megjithëse qeveria u tërhoq nga zbutja e legjislacionit antikorrupsion, kryeministri nuk pranon të japë dorëheqjen.

Kreu i qeverisë Sorin Grindeanu ka deklaruar në një intervistë televizive se  mban përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që votuan për partinë e tij në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe se ishin vetë ata protestues që e votuan të qeveriste vendin.

Sidoqoftë heqja e dekretit që zbuste ligjin antikorrupsion është një arritje e madhe e protestuesve, pasi me këtë dekret në fuqi shumë politikanë shpëtonin nga ndjekja penale.

Manifestuesit në kryeqytetin rumun, me flamuj të Bashkimit evropian në duar, thërrisnin në kor “ Largohuni” dhe “hajdutë”.

Article Logic
Execution time: 0.0062429904937744