Hillary Clinton është edhe zyrtarisht kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë gruaja e parë në histori të Amerikës të ketë siguruar nominim. Ish-Sekretarja e Shtetit e arriti këtë pasi u numëruan të gjitha votat e delegatëve të 50 shteteve në Konventën e Demokratëve.
Në shenjë uniteti, ish-rivali i saj brenda partisë, Senatori Bernie Sanders, pasi u dëgjuan votat e 2382 delegatëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të pezulloheshin procedurat e mëtejshme duke e deklaruar ish-Zonjën e Parë si të nominuarën e demokratëve.
Nominimi i Hillary Clinton u bë pas një dite me tensione në konventën e demokratëve, ku mbështetësit e Sanders e vësrshëllyen ish-Secretarial, ndërsa kërkuan që i preferuari i tyre të jetë i nominuari i demorkatëve.
Konventa i filloi punimet mes një skandali që detyroi kryetaren e partisë të jepte dorëheqjen si dhe në akuza për përfshirje të shërbimeve sekrete ruse në vjedhjen e email-eve të partisë që u bënë publike nga Wikileaks.