Futbolli është i jashtëzakonshëm e me të papritura, dhe këtë na e vërtetoi sonte Islanda. Debutuesit në këtë Europian mposhtën Anglinë me rezultatin 1-2. Ndonjëherë nuk mjafton vetëm talenti e yjet në ekip, por duhet edhe zemra e shpirti i garës, gjë të cilën e zotëronin më së miri islandezët. Një shtet i vogël, por me zemër të madhe, dhe akoma se ka ndjerë shijen e humbjës në këtë Europian, gjithashtu i realizon humbjen e parë Anglisë pas 25 ndeshjesh zyrtare.
Një arritje historike kjo për islandezët, të cilët marrim pjesë për herë të parë në një turne madhor, dhe kualifikohen mes 8 ekipeve më të mira. Loja nisi menjëherë me gol për Anglezët, ku ishte Rooney ai që u dha epërsinë anglezëve me një gol nga penalltia në minutën e katërt. I menjëhershëm ishte reagimi i Islandezëve, të cilët barazuan rezultatin me anë të Sigurdsson në minutën e gjashtë, dhe për të dyfishuar shifrat mendoi Sigthorsson, në minutën e 18-të. Anglia e kërkoi me ngulm golin e barazimit por portieri islandez ia mohoi atë. Pas Brexit, Anglia tashmë eleminohet edhe nga Euro 2016. Ndërsa Islanda do të përballet në çerekfinale me vendin pritës, Francën.