Me një votim historik, Kuvendi i Kosovës ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Deputetet e Kuvendit të Kosovës janë bashkuar me një votim unanim. Përfaqësuesit e pozitës dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.
Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi një minutë heshtje për luftëtarët e rënë gjatë luftës për liri, intelektualët, minatorët, bashkëadhetarët dhe atdhetarët e rënë për liri.
Pro votimit të ligjeve për ushtrinë janë deklaruar të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe. Në momentin e votimit në sallën e Kuvendit ishin 107 deputetë.