INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

HISTORIKE/ Kosova pranohet në UEFA

Publikuar më: 12:11 03-05-2016

Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë.

Në përfundim të votimit Kosova mori 28 vota në favor të anëtarësimit, 24 kundër dhe dy vota ishin të pavlefshme. Kundërshtaret më të zëshme të anëtarësimit ishin Zvicra dhe Serbia.

Para hedhjes për votim të Kosovës, kreu i Federatës së Futbollit kosovar, Fadil Vokrri kërkoi nga vendet anëtare që të mos penalizojnë futbollin dhe të ndjekin shembullin e organizatave të tjera sportive që kanë njohur Kosovën.

“Thuajse të gjitha federatat sportive në Kosovë janë njohur ndërkombëtarisht, ka mbetur vetëm futbolli. Na jepni mundësinë që edhe futbolli të njihet ndërkombëtarisht. Nuk ka asnjë arsye se përse Kosova të mos jetë pjesë e UEFA-s”, tha Vokrri.

Pas Vokrrit fjalën e mori kreu i Federatës Serbe të Futbollit, që e cilësoi politik gjithë procesin.

“Po mbroj futbollin nga politika. Sigurisht nuk jemi kundër shtrirjes së futbollit në gjithë kontinetin tonë, por futbolli nuk duhet të kalojë linjën për të ndryshuar kufijtë e çdo vendi dhe pranimi i Kosovës do të vërtetonte që politika do të abuzonte futbollin ndaj duhet t’i themi jo imponimit të politikës mbi futbollin”, tha ai.

Zvicra, ndonëse në mënyrë më të moderuar se Serbia, u rreshtua kundër anëtarësimit. Përfaqësuesi i saj vuri theksin tek e ardhmja e futbollistëve të kombëtares së vet dhe statusit të tyre nëse kosova do të anëtarësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703