Pas anëtarësimit në UEFA me 3 maj, edhe Kongresi i 66-të i FIFA-s, i mbledhur sot në Meksikë, pranoi Kosovën si anëtaren e saj më të re duke nisur një epokë të re ndritshme për përfaqësuen e Kosovës.
Kosova zyrtarisht është anëtarja e 210-të e FIFA-s falë 141 votave pro të marra, nga 105 që i nevojiteshin për tu bërë pjesë e kësaj organizate. Ndërsa 23 vota ishin kundër që Kosva të anëtarësohej në “familjen” botërore të futbollit.
Ndërkohë Presidenti i FIFA’s Gianni Infantino ka dhënë një mesazh pas pranimit të Kosovës në FIFA, “Le të shërbejë ky pranim si shembull për ndërtimin e urave në mes të popujve në Botë”.
Edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, mori fjalën në Kongres, dhe pohoi se kjo ishte një arritje e madhe për vendin. “Do përpiqemi për të mbrojtur vlerat e futbollit”, tha Fadil Vokrri.