INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike, kush është shqiptarja, që bën pjesë në grupin e zbulimit të shkaqeve të kancerit…

Historike, kush është shqiptarja, që bën pjesë në grupin e zbulimit të shkaqeve të kancerit…

Publikuar më: 11:33 06-05-2016

Një shkencëtare shqiptare Iris Pauporté ka qenë pjesë e grupit që zbuluan tërësisht shkaqet dhe mënyrën si preket gjiri nga kanceri.
Zbulimi do të ndihmojë kompanitë farmaceutike në krijimin e medikamenteve për ta luftuar apo parandaluar kancerin e gjirit.
Të gjithë ne duhet të jemi krenarë, por më shumë nga të gjithë me sa duket është pastor Akil Pano, i cili është kushëriri i saj dhe ai bëri publik këtë lajm.

Ai shkruan: ‘’Ndihemi krenar dhe i jemi mirënjohës Zotit për kushërirën e parë Irisin. Irisi ka trashëguar cilësitë më të mira prej prindërve të saj dhe është sinteza më e mirë e një shkencëtareje të vërtetë dhe një besimtareje të virtytshme. Jemi krenar për ty’’.

Aktualisht Irisi punon si menaxhere projektesh në Institutin Kombëtar të Kancerit dhe është pedagoge e në Fakultetin e Mjekësisë, Paris, Diderot. Ajo ka kryer studimet  në Universitetin e Montpellier në Francë dhe në 1997 u doktorua dhe mori pjesë në shumë projekte shkencore.

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998