INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike! Kuvendi miraton me 140 vota pro reformën në drejtësi [FOTO]

Historike! Kuvendi miraton me 140 vota pro reformën në drejtësi [FOTO]

Publikuar më: 23:59 21-07-2016

Më në fund pas muajsh, ditësh, netësh e orësh të gjata bisedimesh, debatesh, mes palëve, gjithashtu edhe ndërkombëtarëve, deputetët e Kuvendit kanë miratuar reformën në drejtësi. Ky draft solli shumë diskutime mes forcave politike në vend, por fatmirësisht, ata gjetën dakordësinë e plotë për miratimin e reformës, kjo edhe falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Pas deklaratave të kryetarit të Komisionit të Posaçë, Fatmir Xhafa, deputetes Mesila Doda, nënkryetarit të Komisionit të Posaçem, Oerd Bylykbashi, kryetarit të PR-së Fatmir Mediu dhe  kryeministrit Edi Rama, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë miratuar me 139 vota pro në parim draftin për Reformën në Drejtësi. Në tërësi të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë miratuar me 140 vota Reformën në Drejtësi.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443