INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike: Milani bëhet kinez, zyrtarizohet marrëveshja e shitjes së klubit! [FOTO]

Historike: Milani bëhet kinez, zyrtarizohet marrëveshja e shitjes së klubit! [FOTO]

Publikuar më: 13:23 13-04-2017

Pas 31 vitesh në të cilat fitoi 29 trofe, Silvio Berlusconi shet klubin kuqezi tek presidenti i ri Li Yonghong.

Pas një tratative të zgjatur mbi një vit me shtyrje datash, pagesa në këste dhe befasi të panumërta, AC Milan është shitur zyrtarisht tek pronari i saj i ri. Kinezi Li Yonghong është bëri formalisht pronari i ri i gjigandëve italianë të futbollit. Pas shumë peripecish është mbyllur me sukses tratativa me Fininvest, shoqëria e cila zotëronte 99.93% të aksioneve të Milan, të cilat kanë kaluar në zotërimin e Li pas pagesës së këstit të fundit prej 370 milionë eurosh. Fondet kanë mbërritur nga Luksemburgu, saktësisht nga shoqëria Rossoneri Sport Investment Lux, e krijuar posaçërisht për blerjen e ekipit të futbollit, në llogaritë e Fininvest në Itali.  Nga 370 milionët e derdhur, 270 do t’i shkojnë Fininvestit si kësti i fundit për blerjen e ekipit ndërsa 100 do t’i drejtohen Milan, nga të cilat 90 do të kalojnë menjëherë tek familja Berlusconi për shpenzimet e ekipit gjatë periudhës në të cilën po menaxhohej shitja tek kinezët. Këto fonde i shtohen 250 milionëve të shpenzuar fillimisht, duke  e çuar totalin në 620 milionë, pa përfshirë këtu bilancin negativ të Milan, që ka borxh 220 milionë euro, para të cilat do derdhën sërish nga llogaria kineze. Priten deklaratat në vijim por shitja ka përfunduar tashmë.

yonghongli.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939