Papa Françesku, ka mbërritur këtë mëngjes në Shkup. Kjo është konsideruar dhe si vizitë historike. Ati i Shenjtë është pritur në aeroportin e Shkupit nga presidenti Ivanov dhe kryeministri Zaev si dhe delegacioni qeveritar.
Papa më pas do të udhëtojë për në Vodno ku do të mbahet ceremoni zyrtare, ndërsa do të ketë fjalim para autoriteteve shtetërore. Pas fjalimit Papa do të ketë takime me liderët fetar në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.
Më tej ai do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga 15 mijë qytetarë direkt dhe përmes mediave dhe nga mililona të tjerë nëpër botë.