INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike! Parlamenti britanik firmos për shkëputjen nga BE [VIDEO]

Historike! Parlamenti britanik firmos për shkëputjen nga BE [VIDEO]

Publikuar më: 21:02 01-02-2017

Britania ka kaluar sonte rrugën pa kthim në betejën e saj historike për të ndërprerë marrëdhënien me Brukselin, pasi deputetët e parlamentit britanik, mbështetën vullnetin e popullit për Brexit. Parlamenti britanik votoi me shumicë votash projektligjin për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Deputetët votuan me 498 vota pro daljes së Britanisë nga BE, kundrejt 114 votave kundër. Deputetët kanë votuar në favor të dhënies së kompetencës për kryeministren Theresa May, për të vënë në jetë aplikimin e nenit 50 dhe për të filluar negociatat që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Unioni Evropian. Votimi historik u vendos pas një debati të stërzgjatur, prej 17 orësh.

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342