Deri dje nuk e mendonte askush që, ish-kryeministri Sali Berisha do linte parlamentin. Po sot ai si shumica e opozitarëve ka firmosur lënien e mandatit të deputetit, duke u larguar nga Parlamenti Shqiptar pas gati tre dekadash.
Ish-kryeministri Berisha ka dhënë dhe njëherë dorëheqje si kreu i PD-së pas humbjes. Ndërsa në parti sot mban vetëm postin e anëtarit të Këshillit Kombëtar.