INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike për Amsterdamin. Për herë të parë një kryebashkiake femër

Historike për Amsterdamin. Për herë të parë një kryebashkiake femër

Publikuar më: 14:41 28-06-2018
Kryeqyteti holandez ka pësuar një ndryshim të madh nga këndvështrimi i qeverisjes. Edhe pse qytete të tjera të Holandës janë drejtuar nga gra, kryeqyteti asnjëherë nuk ishte udhëhequr nga gratë. Amsterdami ka zgjedhur për kryetare, Femke Halsema, që është gruaja e parë në këtë post në gjithë historinë. Nominimi i 52 vjeçares duhet të kalojë në qeveri dhe të nënshkruhet nga mbreti, që janë më tepër formalitete, raporton BBC. “Për një kryeqytet që e sheh veten si të emancipuar, tolerant,  përparimtar dhe të barabartë për të dy gjinitë, mungesa e një kryetareje po bëhet e turpshme”, thuhet në protestën e 45 grave më ndikim në Amsterdam, që i hapën rrugë kësaj ngjarjeje.
Por, nominimi i Halsema nuk u mirëprit nga të gjithë, pasi sipas tyre ajo nuk ka përvojën e duhur për këtë post. Një numër prej 7 mijë e 400 personash kanë nënshkruar një peticion kundër saj.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0029668807983398