INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike: Shqipëria hap negociatat me BE në nëntor 2016

Historike: Shqipëria hap negociatat me BE në nëntor 2016

Publikuar më: 15:28 17-10-2016

Një vendim historik duket se po “gatuhet” në Bruksel për Shqipërinë.
Në mediat online është publikuar lajmi ku thuhet se, Komisioni Europian do të miratojë në 9 nëntor 2016 vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Një lajm shumë pozitiv për vendin, por duket se nuk do të jetë i plotë, pasi hapja e negociatave do të ketë dhe një kusht. Zbatimi i reformës në Drejtësi, duket se do të jetë dhe çelësi i Shqipërisë për të hapur portën përfundimtare drejt çeljes së negociatave.
Burimet mediatike konfirmojnë se: “Shqipëria pritet të marrë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave por me kusht, rezultate konkrete nga reforma në drejtësi”.
140 votat pro ndryshimeve Kushtetuese duket se i kanë dhënë një hov të ri këtij proçesi, ku Reforma në Drejtësi ka qënë dhe kushti kryesor për hapjen e negociatave. Ndërkohë që një nga ligjet më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, ai i “Vettingut” ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, por duket se nuk do të ndikojë në vendimin final të Komisionit Europian.
Pas publikimit të raportit pritet që në dhjetor të votohet në Këshill. Do të jenë vendet anëtare ato që do të vendosin nëse Shqipëria do të hapë negociatat apo jo.
Me këtë vendim Shqipëria hedh një hap të madh drejt anëtarësimit të plotë në familjen e madhe europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557