INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HISTORIKE: Shqipëria shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian [VIDEO]

HISTORIKE: Shqipëria shënon fitoren e parë në Kampionatin Evropian [VIDEO]

Publikuar më: 22:00 19-06-2016

Ka mjaftuar ai gol i Armando Sadikut në minutën e 43’ që çdo shqiptar t’i gëzohet fitores së parë në një kompeticion europian. Një fitore që merr shumë vlera, pasi rendit Shqipërinë në vendin e tretë me 3 pikë në grupin A, çka krijon mundësitë për kualifikim.

Të parët që kanë goditur portën kanë qenë rumunët, por asgjë për t’u shqetësuar pasi Berisha ka ndalur topin pa problem.

Por rastin e parë të pastër e ka pasur Lenjani, i cili me portën e boshatisur ka goditur mbi traversë.

Pak minuta më pas kanë qenë sërish kuqezinjtë të cilët kanë pasur një mundësi të artë, ka qenë Memushaj i cili shumë pranë zonës së vogël në një pozicion të vështirë ka preferuar të godasë portën e jo të pasojë.

Por ai që nuk ka falur, ka qenë Sadiku i cili ka përfituar nga një asist mjaft i mirë i Memushajt për të dërguar në minutën e 43’ me kokë topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë Rumunët kanë ngulmuar më shumë për të shënuar edhe golin që do t’i jepte atyre shpresën për të vazhduar më tej.

Por thuajse në asnjë moment Berisha nuk është ndierë i rrezikuar, pasi rumunët kanë goditur jashtë zone vetëm jashtë.

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453