Mesa duket ky është Europiani i surprizave. Uellsi ka hedhur poshtë gjithë parashikimet e basteve dhe ka bërë sërish mrekullinë, duke u kualifikuar në gjysëmfinale, për herë të parë në historinë e saj, si debutuese. Skuadra britanike triumfoi 3-1 ndaj belgëve, të cilët para kësaj ndeshje cilësoheshin si favoritët në letër. Dueli nisi mjaft mirë për Belgjikën që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 13-të me një super gol të Naingolan, por uellsianët reagojnë duke baraspeshuar shifrat. Kapiteni Uilliams kërceu më lart se të gjithë në minutën e 31-të duke e dërguar topin në rrjetë.
Në fraksionin e dytë vjen dhe surpriza e madhe, pasi Uellsi gjen edhe dy gola të tjerë. Fillimisht do të ishte Robinson Kanu që bën çfarë të dojë në mbrojtjen amatoreske të kundërshtarëve dhe Vokes, i cili shënoi me kokë duke vulosur rezultatin. Në gjysmëfinale Uellsi do të përballet me Portugalinë.