INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike, zbarkon në Kubë anija e parë me turistë amerikanë

Historike, zbarkon në Kubë anija e parë me turistë amerikanë

Publikuar më: 08:00 03-05-2016

Pas dekadash të tëra pritjeje ka zbarkuar sot në Kubë anija e parë me turistë amerikanë.

Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së presidentit  Obama në ishullin e Karaibeve. Anija e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës .

Një nga turistet Pam Clarson thotë se “po udhëton në Kubë për të njohur njerëzit e saj të origjinës dhe për ta lënë politikën mënjanë”. Turistët u pritën miqësisht nga dhjetëra kubanez të cilët vallëzuan muzikë salsa duke krijuar një atmosferë të këndshme për ta.

Mbërritja e anijes “Adonia” në Havana shënon një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve të ndara prej shumë vitesh në armiqësi.

Article Logic
Execution time: 0.0037198066711426