INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Historiku i dhënies me konçension të pullës së ilaçeve[VIDEO]

Publikuar më: 13:00 02-10-2017

Por cili është historiku i dhënies me konçension të pullës së ilaçeve? Qeveria Rama 1 një vit më parë hartoi dhe dorëzoi në kuvend një projektligj të ndryshëm nga ai i qeverisë Berisha. Po me marrjen e mandatit të dytë Rama ka rithyer sërisht nismën.
Ministria e Financës në kohën kur vendi qeverisej nga Berisha hartoi dhe një kontratë me një kompani që do të merrte përsipër këtë konçension. Ajo nuk arriti të finalizohej për shkak se kishte mangësi, sepse pulla nuk kishte mundësi të kontrollohej imtësisht, se mungonte një sistem serveri me të dhënat e ilaçeve.
Por kontrata e nënshkruar nga qeveria Berisha nuk e mundësonte gjurmueshmërinë, kështu që u pa e nevojshme që të konceptohej një sistem shtesë të dhënash dhe pajisjesh, që të bëjnë të mundur identifikimin e ilaçit, hyrjen e tij në Shqipëri, skadencën apo dhe origjinën. Kjo do të bënte më të lehtë për autoritetet zbulimin e abuzimeve.
Po gjithësesi me këto ndryshime Rama e dërgoi projektligjin në kuvend e ajo që dihet me saktësi është se kjo do të ndikojë në ndryshimin e tarifimit të mediakmenteve. Kështu, për secilin ilaç kostoja e pullës do të llogaritet sa 2.4% e çmimit të tij të shitjes me pakicë. Kjo do të ishte gati e padukshme për një paketë paracetamol pra për ilaçe të lira, por situata do të ishte shumë e ndryshme për ilaçe që lidhen me kurimin e sëmundjeve të rënda, që kushtojnë deri dhe 50 mijë lekë.
Koncesioni do të jetë me afat 10 vjeçar, pra në total do të përfitojë 46 milion euro dhe shpenzimi për pajisjet e kontrollit dhe për serverin do të kryhet vetëm një herë.

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488