INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hiti që do t’i përndjekë gjithë jetën [VIDEO]

Hiti që do t’i përndjekë gjithë jetën [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 07-11-2016

Shumë prej këtyre këngëve që ne i adhurojmë dhe i dëgjojmë me shumë dashuri, ndoshta për ta janë kthyer në bezdisje, pasi i kanë kënduar (dhe i këndojnë) në shumë mbrëmje dhe koncerte.

Ndonëse kanë krijuar shumë këngë gjatë karrierës së tyre koncertore, në repertorin muzikor ka mbetur edhe ai “hiti” që do ti përndjekë gjithë jetën. Në “Fun Day” Fatma na ka njohur sot me këngën më shënjuese të karrierës së këtyre këngëtareve… Ja cilat janë ato:

Xhensila Myrtezaj - "Ëngjëlli im"

Ajo ka ndryshuar stil vitet e fundit, por për publikun do të mbetet e paharrueshme balada "Ëngjëlli im". E krijuar nga kantautori Stine me këtë projekt Xhensila konkurroi në Top Fest 8. Pas këtij suksesi ajo nuk mund të mos i krijonte baladës edhe një klip. Kënga është një dedikim për partnerin e saj, Bes Kallaku.

Orinda Huta - "Tani e di"

Kjo është kënga e parë e Orinda Hutës, me të cilën është prezantuar në Kënga Magjike 2002. Me këtë hit Orinda qëlloi menjëherë në shenjë pasi fitoi çmimin hit, duke qenë në konkurrencë të fortë me grupin me “in” të kohës, "West Side Family", të cilët konkurronin me këngën "Mesazh". Kënga votohej nga publiku dhe nga 3 radiot më të mëdha në Shqipëri. “Tani e di” është gjithashtu edhe krijimi i parë i kantautorit, Florian Mumajesi.

Tuna - "Fenix"

“Fenix” është krijuar në vitin 2013 dhe mund të themi pa frikë që ajo ka qenë periudha më e “artë” e Altuna Sejdit. Përveçse u pasurua nga koncertet Tuna shpalli dhe dashurinë me reperin Cozman, me të cilin jetoi një romance dy vjeçare dashurie. Ndonëse kane kaluar tre vjet nga publikimi i këngës pseudonimi i " zogut" duket se do ta përndjekë Tunën gjithë jetën. “Fenix” ka më shume se 30 milion klikime në You Tube.

Adrian Gaxha - "Ngjyra e kuqe"

Është kënga që do të rikthente në showbiz Adrian Gaxhën, por do të na prezantonte edhe me një prurje të re, Florianin e vogel. Dyshja u prezantuan me këtë këngë në Kënga Magjike të vitit 2012, ku fituan çmimin e internetit. Teksti dhe muzika i kane marrë Gaxhës më shumë se dy vjet kohë për të sjellë për publikun shqiptar një hit cilësor. Kjo kënge ka qene e pëlqyer edhe jashtë trojeve shqiptare,si në Turqi, Rumani, Bullgari, etj. Ajo ka aktualisht mbi 25 milion klikime në You Tube.

Alban Skenderaj - "Vetëm ty"

Ose “Motivi i jetës sime” ishte kënga që i dha jo vetëm famën, por edhe e prezantoi atë për herë të parë me publikun shqiptar. Bëhet fjalë për kantautorin Alban Skënderaj, i cili në vitin 2005 mori pjesë në Top fest 2 dhe rrëmbeu çmimin e parë. Ndonëse vazhdon ti këndojë dashurisë kjo baladë mbetet nga më të bukurat e tij.

Eranda Libohova - "Kthehu për vete për mua"

Është prezantuar me këtë hit në Festivalin e vitit 1996 dhe kjo është një nga këngët hit të saj. E konsideruar si një nga këngëtaret "big" të skenës shqiptare me një zë të papërsëritshëm Eranda Libohova nuk do ta heq kurre nga repertori i saj muzikor, këtë këngë që publiku e kërkon dhe e do shumë.

Leonora Jakupi - "A vritet pafajësia"

Nese do të kërkosh në Google emrin e Leonora Jakupit, krah emrit të saj të shfaqet automatikisht edhe kënga e saj, "A vritet pafajësia". Ajo është krijuar në vitin 1999 me muzikë të Edmond Zhulalit dhe tekst të Agim Doçit. Kjo këngë patriotike kushtuar luftës së Kosovës, vazhdon ta përndjekë edhe në ditët e sotme Leonora Jakupin.

Poni - "Si trëndafil"

Deri në atë periudhë e kishim njohur si këngëtare të muzikes folk por me baladën “Si trëndafil”, Poni shpalosi një tjetër talent të saj duke kënduar edhe muzikë të lehtë. Ajo është krijuar nga kantautori Stine dhe ka konkurruar në Top Fest 4. Asokohe ishte kënga “hit” e këtij festivali.

Stine - "Ishe ti"

Disa nga këngët me të rëndësishme të kësaj liste ishin krijuar prej tij. Por kantautori Stine ka në repertorin e tij një sërë hitesh që fansat ia adhurojnë edhe në ditët e sotme. Një prej tyre është edhe "Ishe ti", ku përveçse kënga u kthye në hit në vitin 2006. Në atë kohë u përfolë gjithashtu edhe pamja stil e tij. Në këtë performancë Stinen e kanë krahasuar edhe me këngëtarin, Micheal Jackson.

Nora Istrefi - "Dy shokë"

Nora Istrefi mund të thotë “Sa të kom dasht”, “Baby jem”, “Big love”, etj por kënga që të gjithë i mbajnë mend është “Dy shokë”. Ajo është një krijim i vitit 2007 dhe mban vulën e Flori Mumajesit. Në të Nora ka guxuar të dalë për herë të parë “topless.

Era Istrefi - "Bon Bon"

Në 30 dhjetor të vitit të kaluar Era Istrefi do të krijonte hitin që do ta adhuronin jo vetëm shqiptarët, por që do ti hapte asaj rrugën për të bere karrierë në botë. “Bon bon” u kthye në fenomenin e rrjeteve sociale, duke bërë që këngëtarja të firmoste edhe një kontratë me Ultra Music. Kënga ka më shumë se 200 milion klikime në You tube dhe me këto ritme shumë shpejt do të bëhet kënga me e klikuar shqiptare në këtë kanal. Hiti i Era Istrefit ka qenë në chartet më të rëndëishmt muzikore të Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Londrës, etj.

Article Logic
Execution time: 0.004260778427124