INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hjustoni nën ujë, banorët koncert në mes të ujit

Hjustoni nën ujë, banorët koncert në mes të ujit

Publikuar më: 10:45 01-09-2017
Një muzikant lokal dhe pastor, Aric Harding, e gjeti shtëpinë e tij në Friendswood të Teksasit të përmbytur, pasi u kthye për të marrë atje disa sende të fëmijëve. Për t’i treguar të birit se pianoja e tij ende punonte, u ul në karrigen e mbuluar nga uji për të luajtur një pjesë, ndërsa një mik i familjes, regjistronte në kamera. Pamjet më pas u hodhën nga Harding, në faqen e tij në Instagram, bashkë me shënimin 'ajo që na përkiste, nuk është më, ashtu si i gjithë qyteti....". Friendswood është pjesë e zonës metropolitane të Hjustonit dhe mijëra shtëpi atje janë dëmtuar nga përmbytjet që pasuan uraganin Harvey.
Article Logic
Execution time: 0.004054069519043