Melisa Lleshi dhe Andi Shehi janë çifti i vetëm nga edicioni i kaluar i ‘’Për’puthen’’ që janë koma bashkë edhe pse ata lidhjen e filluan jashtë programit.
Dyshja kohë më parë iu kundërvunë Olsa Muhametit duke akuzuar produksionin se ua kishin ndaluar të shprehnin pëlqimin për njëri-tjetrin në emision pasi publiku e donte Andin çift me Tea Trifonin.
Në deklarata të shumta ata kanë folur ashpër për Olsën por duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre.
Dyshja do të kthehen në program si të ftuar special.
Pasi një ndjekës e ka pyetur Olsën në InstaStory pse nuk i merr në emision Melisën dhe Andin, autorja ka publikuar një foto të tyren nga xhirimet, ku shfaqen duke u puthur.
“Për’puthen festive 2 janar”- shkruan ajo duke zbuluar se publikut do t’i servohet një program special për festat.
Ditën e djeshme, si konkurrente e re në “Për’puthen” u rikthye Ana Lleshi, ish-konkurrente e edicionit të dytë.