INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hodhi gruan nga dritarja e tualetit, 52 vjeçari rrëfen motivin

Hodhi gruan nga dritarja e tualetit, 52 vjeçari rrëfen motivin

Publikuar më: 16:07 04-12-2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Fier ku 52 vjeçari Ferdinant Ruko vrau bashkëshorten e tij, Liljana Ruko, duke e hedhur atë nga dritarja e tualetit.

Ruko, rrëfeu në polici arsyen që e shtyu të kryente këtë krim të rëndë ndërkohë që në apartament ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Fillimisht ai tha se e vrau gruan për xhelozi, por më pas e ndryshoi versionin, duke pohuar se shkak për sherrin ishte bërë denoncimi i Liljanës ndaj tij një muaj më parë për ushtrim dhune.

Policia e Fierit konfirmoi se një muaj më parë kur sapo ishin kthyer nga Gjermania, ku kishin kerkuar Azil, bashkëshortët Ruko ishin grindur për probleme ekonomike.

52-vjeçari e kishte goditur Liljanën, ndërsa ajo kishte denoncuar në polici. Për këtë arsye, policia i kishte dhënë gruas një urdhër mbrojtjeje. Megjithatë, prej asaj kohë ata vijonin të qëndronin në të njëjtën banesë. Fqinjët e çiftit rrëfyen edhe momentet e tmerrit dhe si nuk arritën të shpëtonin gruan që kacavirrej në ballkon.

Article Logic
Execution time: 0.0033261775970459