INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holanda voton për rikthimin e vizave për shqiptarët, por kush vendos...

Holanda voton për rikthimin e vizave për shqiptarët, por kush vendos...

Publikuar më: 15:18 16-04-2019

Holanda i kërkon Bashkimit Europian që të rikthejë vizat për shqiptarët.

Parlamenti holandez ka votuar sot pro propozimit të pesë partive politike që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët për shkak të nivelit të kriminalitetit.

Por heqjen e vizave nga vendet Schengen nuk e vendos Parlamenti i Holandës, por ai i BE.

Parlamenti holandez i propozon Komisionit Evropian  që të nis procedurën e “frenimit emergjent”.

Pezullimi i vizave në raste të emergjencës është një mekanizëm në përputhje me Rregulloren e BE-së 1289 /2013. Pezullimi mund të bëhet me shumicën e thjeshtë të votave nga Komisioni Evropian.

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042