INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holandës nuk i mbushet mendja për çeljen e negociatave për Shqipërinë në BE

Holandës nuk i mbushet mendja për çeljen e negociatave për Shqipërinë në BE

Publikuar më: 09:45 12-04-2019

Parashikime aspak pozitive. Holanda mund të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe pritet të kërkojë rikthimin e vizave. Propozimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë një ditë më parë.

Në seancën e Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij në Holande.
Dy ministrat thanë në parlamentin Holandez se janë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.
Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. Rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë 16 Prill.
Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045