INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Holandezët kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Holandezët kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Publikuar më: 11:35 19-08-2017

Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë hartuar një raport ku kërkojnë rikthimin e detyrimit të vizave për shtetasit shqiptarë në hapësiren Schengen. Është pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare ai që çon në një kërkesë të tillë.
Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësiren Shengen.

Pas problematikave në rritje te kriminalitetit nga bandat shqiptare shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar Qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit Shqiptarë në zonën Schengen. Këtë e konfirmon një memo e brendshmë që përshkruan raportin në fjalë, i cili i është nisur për keshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave.

Kriminelet shqiptarë në Holandë janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, ku ata operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qënieve njerëzore. Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimin e detyrimit për pajisjen me vizat në menyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Schengen dhe në Holandë

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609