Mbulesat muslimane ose siç njihen, Burkat po bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e debateve të ashpra me temë, lejimin ose jo të tyre.
Së fundmi Parlamenti hollandez miratoi ligjin që ndalon mbajtjen e mbulesave muslimane të cilat mbulojnë gjithë fytyrën.
Ky ligj i ri aplikohet pwr ambientet publike si: spitalet, mjetet e transportit public apo shkollat.
Ai përfshin edhe llojet e tjera të mbulesave të fytyrës si maskat e skive apo helmetat e ndryshme
“Ky ligj nuk ka lidhje me çështjet fetare. Qeveria është munduar të gjejë një balancë mes lirisë së njerëzve për të veshur atë që duan dhe rëndësisë së komunikimit të qartë. Ligji nuk vlen për rrugët publike, por vetëm për vendet ku është thelbësor identifikimi i personave me të cilët komunikohet.”- u shpreh kryeministri Mark Rutte.