INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hollande:  Mbledh Këshillin e Mbrojtjes, gjendja e emergjencës deri në tetor

Hollande: Mbledh Këshillin e Mbrojtjes, gjendja e emergjencës deri në tetor

Publikuar më: 08:14 15-07-2016

Presidenti francez, Francois Hollande, deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që ky ka qenë një sulm terrorist, ndërsa njoftoi për zgjatjen e gjendjes se emergjencës në vend edhe për tre muaj të tjerë.

“Franca është goditur në ditën e pavarësisë, simbolin e lirisë. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave. Kemi vënë në dispozicion gjithçka kemi për të ndihmuar të gjithë të plagosurit. Franca si e tërë është e kërcënuar nga terroristët islamikë. Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të mos ulim kokën. Kam vendosur që gjendja e emergjencës që u supozua të përfundonte më 26 korrik, të shtyhet edhe për tre muaj të tjerë”, u shpreh Presidenti Hollande.

Ai tha se qeveria ka nxjerrë në terren forca shtesë për të mbështetur xhandarmërinë dhe policinë për të mbajtur rendin, sidomos për të kontrolluar kufijtë. Hollande gjithashtu njoftoi se Franca nuk do të tërhiqet nga sulmet në Siri dhe Irak.

Presidenti Hollande do të shkojë në Nisë sot pas takimit me Këshillin e Sigurimit dhe Mbrojtjes dhe vendit.

“Sëbashku me Kryeministrin unë do të nisem për në Nisë, të mbështes qytetin dhe të zgjedhurit e tij në këtë moment të rëndë,” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564