Të bësh përpara në Hollywood nuk është e thjeshtë, as kur emri yt është Harry Styles.
Artisti 23 vjeçar duket se nuk e ka të thjeshtë që të arrijë ngritjen e tij të madhe si aktor në vendin e yjeve. Ndërkohë që fama dhe suksesi ishin të lehta për të si pjesë e One Direction, kur vjen puna te filmat muzika ndryshon. Burimë pranë këngëtarit britanik bëjnë me dije se ai po kërkon që të konfirmohet si aktor, por rolet që i ofrohen janë qesharake ose prej figurantësh, ndërkohë që ai do diçka serioze. Së fundmi është konfirmuar prezenca e tij në filmin “Dunkirk” të Christopher Nolan, por ky është vetëm fillimi dhe duket se Harry-t të do t’i duhet të djersijë për të arritur majat.
Burimet pranë Styles shtojnë gjithashtu se problemi i theksuar i tij është mungesa e eksperiencës pasi Harry nuk ka marrë ndonjëherë leksione aktrimi.Megjithatë ai duket se mendon të kundërtën pasi sipas yllit të One Direction gjithë ato vite duke përballuar mediat dhe duke luajtur në videot muzikore e kanë mësuar mjaftueshëm. Epo, dikush bën mirë t’i thotë se t’i buzqëeshësh vajzave dhe të nxjerrësh emocione nga kamerat e xhirimit janë dy gjëra të ndryshme.