INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Homazhe dhe nderime për Luan Hajdaragën

Homazhe dhe nderime për Luan Hajdaragën

Publikuar më: 10:50 31-07-2018

Në Sallën e seancave plenare u zhvilluan homazhet për nder të figurës së ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga.
Të shumtë kanë qenë personalitetet politike dhe akademike që shprehën ngushëllimet për humbjen e profesorit.
Për Presidentin Meta, Luan Hajdaraga do të mbetet i gjallë përgjithmonë.
‘’Ai ishte kaq mendje hapur dhe me një sens të lartë humori saqë vërtet për mua do të mbetet i gjallë, i këndshëm dhe një njeri i përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë e tij dhe miqësor me të gjithë’’ pohoi presidenti Meta.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vlerësoi figurën e Luan Hajdaragës. Sipas saj, ai solli një mentalitet të ri në PS, pasi ishte një njeri pa komplekse. Kryemadhi tha se Hajdarga do t'i mungojë familjes, por edhe PS.
‘’Ka qenë një personazh interesant i PS. Mua më ka inkuarjuar. Solli ndryshimin në PS, biles dhe me shaka thoshte që unë e ndryshova PS sepse nuk dinin të hynin as në kafene. Solli një ndryshim dhe përvec ndryshimit solli edhe një mentalitet të ri. Kjo ikje e tij e parakohshme është e keqe për Elsën, Ervinin dhe Luelën, por edhe për ne sepse Luani do të na mungojë. Në 1996-1997 koha e katarsis në PS, ai ka qenë një nga promotorët e lëvizjes në PS. Vuri atë llojin e standardit e të mos paturit komplekse. Ai ishte një nga nënkryetarët e PS me më pak komplekse. Luan Hajdaraga do ti mungojë PS sic i ka munguar. Gjërat lëvizin dhe kemi nevojë për njerëz të tillë që e bënin jetën e partisë politike, të PS i bënin më të bukura me prezencën e tyre. Ishte një njeri me humor të jashtëzakonshëm, por me një humor të zgjuar’’ ka pohuar Kreyemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555