Kanë nisur homazhet për Anida Take rreth orës 11:00 në hollin e Radio Tiranës.
Të aferm dhe dashamirës të artistes do ta përcjellin sot këngëtaren drejt banesës së fundit.
Funerali do të nise në orën 12:00 drejt varrezav të Sharrës.
Për adhuruesit do të priten vizitat e ngushullimeve ne mjediset e Hotel Mondial, duke nisur nga dita e shtunë në oret 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00.
Take u shua mbrëmjen e djeshme për shkaqe natyrore në shtëpinë e saj në moshën 83-vjeçare.