Demokratët festojnë në këtë 28 nëntor edhe Çlirimin e atdheut. Por ajo që ra në sy gjatë homazheve në varrezat e Dëshmorëve të Kombit ishte mungesa e liderit historik të demokratëve Sali Berisha. Arsyet e mungesës së liderit historik nuk bëhen të ditura.
Por pikërisht në këtë ditë është shfaqur edhe Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani, i cili në 25 qershor nuk arriti të merrte një mandat deputeti. Gjatë homazheve në varrezat e Dëshmorëve, Ristani u shfaq në krah të Lulzim Bashës.
Ndërkohë në homazhet e PD mungoi aleati kryesor i saj, Lëvizja Socialiste për Integrim. E majta feston ditën e çlirimit me 29 Nëntor, ndërsa demokratët festën e Flamurit por dhe të Çlirimit i festojnë në të njëjtën ditë, më 28 Nëntor.